Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se e ardhmja e rajonit të balkanit është brenda BE.

Gjatë fjalës së saj në Samitin e BE-Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tivar të Malit të Zi, ajo theksoi se, Europa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Sipas Von der Leyen, po hidhen hapa të mëdhenj për të ndërtuar një Bashkim Europian më të pavarur dhe më të qëndrueshëm.

“Tivati dhe Ballkani Perëndimor ndodhen në zemër të historisë së Bashkimit Europian dhe vendi juaj është në zemër të Europës. Sot po hedhim hapa të mëdhenj për të ndërtuar një Bashkim Europian më të pavarur, më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të plotë. Por Europa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye ky samit është kaq i rëndësishëm. Ne do të diskutojmë se si ta bëjmë procesin e zgjerimit më të shpejtë, më të dukshëm dhe më strategjik. Dua t’i them Ballkanit Perëndimor dhe mikpritësve tanë se ekziston një momentum. Le ta shndërrojmë këtë momentum në lëvizje dhe më pas këtë lëvizje në anëtarësim.”, deklaroi Von der Leyen.