Në kuadër të monitorimit të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës zhvilloi një vizitë zyrtare të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, në praninë edhe të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit.
Gjatë inspektimit, delegacioni u njoh nga afër me kushtet e akomodimit, shërbimet që ofrohen për të dënuarit, si dhe programet rehabilituese dhe riintegruese që zbatohen në institucion.
Pjesë e vizitës ishte edhe ndjekja e aktiviteteve të organizuara në kuadër të 1 Qershorit, të dedikuara për fëmijët e personave të privuar nga liria, me synim forcimin e lidhjeve familjare dhe mbështetjen sociale.
Drejtoria e IEVP Durrës theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve ligjore dhe ndërkombëtare për trajtimin e të dënuarve, duke i kushtuar rëndësi rehabilitimit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor.





