Kryeministri Edi Rama ka folur edhe lidhur me refuzimin e protestuesve për t’u ulur për të folur lidhur ndërtimin në Zvërnec. Rama theksoi se kur bëri thirrje për të folur nuk bëri thirrje për negociata pasi sipas tij nuk e kërkoi diçka të tillë. Ai shtoi se nuk ka as çfarë të negociojë.

Rama tha se kërkoi për të biseduar me banorët e Zvërnecit që ata të shprehin shqetësimet e tyre dhe ai të tregojë për ato që di.

“S’po u bëj asnjë nder ju. Thjesht thash nëse duan të vijnë e të flasin unë jam për të folur. Unë e thash edhe atë ditë kush do të flase por jo nuk negociojmë. Po nuk negocioj njëherë unë i pari se nuk kërkova të negocioj me njeri.

Se s’kam çfarë të negocioj. Për të folur nuk diskutohet, njerëzit që kanë shqetësime reale të flasim e unë të them ato që di, bujrum. Nuk kam frikë të përballem me asnjëri për sa kohë jemi kështu që gjithësecili thotë të veten pa ulërima e të shara. Jo për gjë se ata nuk më ndryshojnë mendimin dhe më shtojnë jetën. Dhe këta që duan të me heqin, do duhet të presin shumë më tepër”, tha ai.