Në 29-vjetorin e Partisë Socialiste të Shqipërisë një urim i veçantë është bërë edhe nga dega lokale e Durrësit. Urimi mendohet të jetë bërë nga kryetari i PS Durrës, Luan Zaza, megjithëse në fund të mesazhit mungon emri i autorit.

Në postimin e publikuar në faqen zyrtare në rrjete sociale të PS Durrës, personi që bën urimin shkruan se “ndihet i privilegjuar dhe krenar, që së bashku me miq, shokë, shoqe, kolegë, kolege në krah, drejtojmë Partinë Socialiste të Durrësit në një periudhë sfidash të vështira për vendin”.

Më tej në postim theksohet se “Sot është dita për të falenderuar dhe shprehur mirënjohjen time të thellë të gjithë bashkëpunëtorëve të mi aktual, atyre që kanë nderuar me historinë dhe karrierën e tyre Partinë Socialiste Durrës, deputetët dhe deputetet e Partisë Socialiste Durrës, faleminderit për gjithçka kanë bërë e bëjnë, për vlerat dhe parimet që vazhdojnë të mbrojnë në funksion të përparimit të vendit dhe përsosjes së vazhdueshme të Partisë Socialiste.”

Postimi mbyllet me urimin për fitoren e PS-së në vitin 2021.

Postimi i plotë:

Gëzuar 29-vjetorin Partia Socialiste !
Ndjehem i privilegjuar dhe krenar, që së bashku me miq, shokë, shoqe, kolegë, kolege në krah, drejtojmë Partinë Socialiste të Durrësit në një periudhë sfidash të vështira për vendin. Sot është dita për të falenderuar dhe shprehur mirënjohjen time të thellë të gjithë bashkëpunëtorëve të mi aktual, atyre që kanë nderuar me historinë dhe karrierën e tyre Partinë Socialiste Durrës, deputetët dhe deputetet e Partisë Socialiste Durrës, faleminderit për gjithçka kanë bërë e bëjnë, për vlerat dhe parimet që vazhdojnë të mbrojnë në funksion të përparimit të vendit dhe përsosjes së vazhdueshme të Partisë Socialiste.
Sot është dita jo vetëm për të festuar së bashku një ditëlindje, por për të qënë krenar për të gjitha vlerat, parimet dhe bindjet tona të palëkundura që PS—forca më e madhe politike në vend ka për ta çuar Shqipërinë përpara, për ta integruar plotësisht në Familjen Europiane.
Fitore PS në 2021!