Nasild Alikaj, kryetar i grupseksionit të PD-së për lagjen nr. 18 të Durrësit, ka renditur me anë të nëj statusi të gjatë në Facebook, të gjitha problematikat që shoqërojnë lagjen ku ai banon prej 24 vitesh.
Alikaj, i cili poston foto të shumta nga pallate të ndryshme që janë braktisur pas tërmetit shkatërrues, thotë se “ janë rreth 15-20 pallate(mbi 1000 familje) në të gjithë zonën që kanë dëmtime mjaft të rënda dhe askush sot e kësaj dite, nuk vjen për t’i inspektuar dhe për të arritur në konkluzionet përfundimtare nëse do shemben apo jo.”
“Ka banorë të cilët nuk kanë perfituar bonus qiraje dhe rrezikojnë jeten sepse nuk kanë mundësi ekonomike,e vazhdojnë jetojnë ne banesat e shkatarruara.
Nuk gjej fjalë të kuptoj se si ne këtë zonë,OSHEE pas 3 muajve mbyllje prej pandemisë,shto dhe goditjen e tërmetit ,ku lagja është braktisur masivisht ,vjen dhe i ndërpret energjinë cdo familjari të mbetur dhe atyre pak bizneseve që mezi mbijetojnë në zonë,pa asnjë paralajmërim”, shkruan ndër të tjera.
Sipas Alikajt, lagjja nr.18 është kthyer në një lagje të harruar dhe braktisur, sikur mos të jetë më pjesë e qytetit të Durrësit e sot po përballet me një realitet si në filmat western.
STATUSI I PLOTË:
Lagja 18!
Në këtë lagje të qytetit tim, kam kaluar plot 24 vite të jetës, ndaj e njoh mjaft mirë. Me keqardhje mjaft të madhe, konstatoj që sot ajo është kthyer në një lagje të harruar dhe braktisur, sikur mos të jetë më pjesë e qytetit të Durrësit.
Rreth 7 muaj pas tërmetit vdekjeprures që goditi qytetin tonë, sot përballemi me një realitet si në filmat western.
Duhet thënë që kjo ka qenë një nga zonat më të prekura nga kjo fatkeqesi, ku dëmet njerëzore,materiale dhe traumatike kanë qenë në një shkallë mjaft të lartë.Në ditët që pasuan këtë ngjarje, trauma ishte mjaft e madhe (mbase sdo na mjaftoj kjo jetë për te harruar ate që ndodhi),ndaj perparësit ishin tek shëndeti dhe lutja ndaj Zotit për jetën e shpëtuar të gjithësecilit sepse ishte një ngjarje e papërjetuar më parë nga ne,ndaj askush nuk priste që situata të normalizohej në një hark kohor afatshkurtër.
Problemi i sotëm është (sic duket dhe ne foto) që janë rreth 15-20 pallate(mbi 1000 familje),në të gjithë zonën, që kanë dëmtime mjaft të rënda dhe askush sot e kësaj dite ,nuk vjen për ti inspektuar dhe për të arritur në konkluzionet përfundimtare nëse do shemben apo jo.
Banorët e zonës përtej gjëndjes së rënduar psikologjike,ekonomike,renden cdo ditë përreth banesave të tyre,por ditet kalojnë dhe askush nuk duket ne horizont se mund te vijë.
Ky shtet e kjo bashki meret me gjithfarë problemesh, por vetëm për ti dhënë drejtim banorëve të pallateve të dëmtuara,nuk e ka në plan,të paktën ta dinë përfundimisht,do shemben apo jo.
Ka banorë të cilët nuk kanë perfituar bonus qiraje dhe rrezikojnë jeten sepse nuk kanë mundësi ekonomike,e vazhdojnë jetojnë ne banesat e shkatarruara.
Për t’u ndalur tek bonusi i qirasë, i cili ka 2 muaj që nuk kalon dhe askush nga instancat që dalin për show ne tv duke nenshkruar mareveshje per restaurimin e amfiteatrit ose që bëjne pazare duke mosmiratuar planin e rindertimit në këtë zonë se kushedi kujt i janë prishur interesat,nuk del dhe të sqarojë banorët se ku qëndron problemi e ti japë zgjidhje.
Degdisen njerëzit dyerve të bashkisë ose më keq akoma duke folur me veten ,se kur do kaloj ky bonus,pasi shumica prej nesh jemi kthyer ne lypsa në kuptimin e plotë te fjalês duke kërkuar atë pjesë, që kjo bashki e ka për detyrë ta kalojë,cdo datë fikse,në mënyrë që të lehtesojë disi hallet tona.
Nuk do më mjaftonte për të shkruar gjithe dita ,për problemet qe perballemi ne banoret e Lagjes 18(jo vetëm).Ka arritur një pikë që cdo gjë është kthyer në dicka të neveritshme,se si kjo bashki armike sillet me banorët e saj.
Durrësi duhet të ishte qyteti që duhet të kishte perparësi në të gjithë Shqiperinë,si ne lehtësimin e taksave,si në uljen e cmimit të energjisë,si në shpejtesinë e procesit te aktekspertizave perfundimtare për pallatet e demtuar ashtu dhe në mbeshtetjen financiare për banorët e saj.
Nuk gjej fjalë të kuptoj se si ne këtë zonë,OSHEE pas 3 muajve mbyllje prej pandemisë,shto dhe goditjen e tërmetit ,ku lagja është braktisur masivisht ,vjen dhe i ndërpret energjinë cdo familjari të mbetur dhe atyre pak bizneseve që mezi mbijetojnë në zonë,pa asnjë paralajmërim.
Duke i shtuar kësaj sjellje kriminale dhe prejardhjen e “bashkëqytetarit” tonë në krye të administrimit të OSHEE, nuk mbetet tjetër për të thënë, vetëm zoti ju gjykoftë dhe qytetarët durrsakë në zgjedhjet e ardhshme ,të shuajnë farën tuaj të ndyrë.
Në respekt të jetëve të humbura dhe në respekt të pasurive të shkatërruara të gjithsecilit ,situata të paktën nga ana njerëzore duhet të ishte krejt ndryshe,por ju jeni fatkeqesia jonë më e madhe në këtë udhëkryq, ku gjendemi sot.





