Në daljen e tij para gazetarëve, Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe datën e sotme, ditëlindjen e Partisë Socialiste.

Meta ka zbuluar edhe dhuratën që i ka nisur drejtuesve të kësaj partie për 29-vjetor; një shishe verë krahas një urimi.

“Meqë më pyetët, për PS, i uroj për këtë ditë dhe i vlerësoj për gjërat pozitive që kanë bërë në hitsorinë e demokracise, uroj të jetë dhe një ditë reflektimi për ata që drejtojnë sot. Po u kam nisur një urim dhe shishe verë”, tha Presidenti.