Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar kantieret e ndërtimit të dy shkollave në Marikaj të Vorës të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Rama bëri të qarta se shkollat duhet të përfundojnë më 26 nëntor të këtij viti dhe të hapen më 27 nëntor ku nxënësit të hyjnë për herë të parë në shkolla dhe komuniteti të bëjë festë.
“Projekti është shumë i bukur, por hapësirën nuk e kisha kaq të qartë. Problemi është afati. Në 26 nëntor duhet të mbarojë. Në 27 nëntor në mëngjes, duhet të voijnë fëmijët, prindërit dhe komuniteti dhe të bëjnë feste dhe me cilësi si sheshi “Italia“,”- tha Rama.
Po ashtu gjatë takimeve me qytetarët, Rama ka propozuar mos takohen, por një prej tyre iu përgjigj se tashmë ka kaluar çdo gjë sa i përket COVID-19. Por kryeministri i është kthyer duke i thënë që mos flenë me mendjen se ka kaluar çdo gjë por të respektojnë masat.





