Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, i cili ndonëse nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, hyri në sallën e Kuvendit me duartrokitje.

Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja. Ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga ambasada e SHBA-së lidhur me këtë lajm.

Më 19 maj 2021, pas zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat PD-ja i humbi, DASH shpalli non grata ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Ishte vetë sekretari i Shtetit në atë kohë Antony Blinken i cili përmes një mesazhi në Twitter shkruante se ish-presidenti Shqipërisë Sali Berisha me aktet e tij korruptive minonte demokracinë.

Unë në mënyrë publike shpall Berishën dhe anëtarët e familjes së  tij të ngushtë  si të ndaluar për të hyrë në SHBA. Ne qëndrojmë të bashkuar kundra korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”.