Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Agron Shehajt. Pas deklaratave të Shehajt, Balla e cilësoi Kreun e Partisë Mundësia si gjobaxhi dhe hajdut. Gjatë fjalës së tij, Balla iu drejtua Shehajt, duke i thënë se është një hajdut që i vodhi Partisë Demokratike listën e anëtarësisë.
“Ti je një hajdut. I vodhe PD listën e anëtarësisë. Dole…zoti kryetar mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në një protestë, Protesta ska lidhje me ty. Ajo lindi si reagim për një projekt. Ti je mësuar që për një protestë që bëhet në Shqipërisë shkon natën dhe i thua investirorit më sponsorizo që mos ta përmend emrin. Ti je hajdut të dhënash personale. Je gjobaxhi. Sot ka një lajm të mirë. Luli mund të bëhet i penduar, mund të tregojë se sa pagoi që u fute ti në listë,” tha Balla.





