Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas vendimit për heqjen e “non gratës” ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, nga SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Shehu e cilësoi këtë zhvillim si një “mësim historik” dhe tha se “e vërteta del gjithmonë në dritë”.

“Sot u dha një mësim historik. Historia u pasurua me një të vërtetë të madhe. E vërteta del, komplotet sado të errëta të jenë, e vërteta i asgjëson”, u shpreh Shehu.

Ai shtoi se ky është një sukses jo vetëm për Berishën dhe për ata që morën pjesë në rithemelimin e PD-së, por edhe një mesazh më i gjerë politik.

Sot u dha një mësim historik. Historia u pasurua me një të vërtetë të madhe! E vërteta del, komplotet sado të errta të jenë, e vërteta i asgjëson! Një mësim i madh ky, një sukses i pa masë! Jo vetëm për Berishën, jo vetëm për ata që me atë rithemeluan PD, me besimin e palëkundur tek e vërteta.
Por dhe për ata që komplotuan, për të kuptuar se komplotet dështojnë. Për të gjithë opinionin tonë dhe më gjerë.

Urime Berishës, urime PD, urime të gjithëve!”, u shpreh ai.