Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas njoftimit për heqjen e sanksioneve të SHBA, ndaj Kryedemokratit Sali Berisha. Me anë të një njoftimi në Facebook, Meta theksoi se është zhbërë një vendim që ishte komplot mafioz për asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Kreu i PL-së shprehet më tej se Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë

Reagimi i Metës:

Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë.