Personi që shihni në foto është biznesmeni Artur Koçeku, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Koçeku rezulton sipas SPAK-ut të jetë një nga drejtuesit e grupit kriminal të trafikut të drogës, që pastronte para duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Mësohet se Luçiano Koçeku alias Artur Koçeku jeton në Dubai.

Po ashtu Koçekut i janë sekuestuar miliona euro pasuri, llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 20 masa sigurie, ndërsa për 15 persona u caktuan ‘arrest me burg’ dhe për 5 ‘arrest shtëpie’.