Urbanisti dhe ish-anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Ardian Muka ka reaguar mbi VKB-në e mbledhjes së sotme për shpalljen e emergjencës mjedisore për shkak të mbylljes së vendpërpunimit të mbetjeve në fushën e Porto Romanos.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Muka ironizon VKB-në e sotme të cilin e konsideron vendim që i mbivendoset atij të marrë në korrik 2018.

“Situate emergjence mbi situate emergjence!!??

Karagjoze mbi karagjoze!!

Korrupsion mbi korrupsion!!!

Hajdute mbi hajdute!!!”,– shkruan Muka.

Duke u ndalur tek projekti për ndërtimin e Eko Parkut në Porto Romano dhe “mbytja” e Durrësit me plehra përgjatë një jave, Muka thekson se “me urgjencë po bëhet gati një mega vjedhje fondesh për t’i dërguar mbetjet në Tiranë, nga ku era e qelbësirës do të dëgjohet shumë shpejt”.

Në fund të postimit, urbanisti Muka nënvizon se qyteti “do vazhdojë të qelbet, të vidhet, të keqadministrohet, deri sa vota qytetare të vendosë se kush duhet ta administrojë qytetin, dhe jo marionetat e Ramës me urdhër Ekzekutiv”.

Postimi i plotë i Ardian Mukës:

Sot, me 11.06.2020, Keshilli monopartiak i Komitetit Ekzekutiv paska miratuar shpalljen e emergjences mjedisore per shkak te mbylljes se vend perpunimit te mbetjeve ne fushen e Porto Romanos.
Por nga data 10.07.2018, pra qe prej dy vitesh, me nje vendim te Keshillit Bashkiak te asaj kohe ,eshte ne fuqi nje situate emergjence mjedisore per shkak te situates te krijuar ne vend grumbullimin e mbetjeve te Porto Romanos.

Situate emergjence mbi situate emergjence!!??

Karagjoze mbi karagjoze!!

Korrupsion mbi korrupsion!!!

Hajdute mbi hajdute!!!

Nga viti 2018 deri sot nuk u be asgje per mbetjet qe digjeshin ne qiell te hapur.

Nga 2018 e deri sot u ndot ajri ,ujerat nentokesore dhe toka nen dhe perreth vend grumbullimit.

Nga 2018 e deri sot Durresi u mbyt me tymrat kancerogjene qe djegia e mbetjeve shkaktonte.

Dhe nga 2018 e deri sot ne ishim e jemi ne situate emergjence ambientale sepse asgje nuk u be per keto dy vite.

Dhe befas ne mes te pandemise, dhe kur qyteti vuan plaget e termetit te 26 nentorit ,me urgjence na u gjeten 15 milion euro per te reabilituar kete zone, me fusha golfi e zona rekreacioni kur njerezit vuajne per buken e gojes e jetojne akoma neper cadra.
Me urgjence u bllokua hedhja e mbetjeve, megjithese asnje pike e detyrave te lena nga vendimi Keshillit vjeter nuk ishte zbatuar:
-as ishte gjetur nje vend depozitim i ri per mbetjet
-as ishin gjetur fondet nga ana e bashkise apo qeverise per ti transferuar mbetjet ditore diku gjetke.
Me urgjence po behet gati nje mega vjedhje fondesh per ti derguar mbetjet ne Tirane, nga ku era e qelbesires do te degjohet shume shpejt.
Dhe Durresi per nje jave u qelb nen mbeturina.
Dhe do vazhdoje te qelbet, te vidhet, te keqadministrohet, deri sa vota qytetare te vendose se kush duhet ta administroje qytetin, dhe jo marionetat e Rames me urdher Ekzekutiv.