Përdoruesit e platformave Facebook dhe Messenger kanë shprehur shqetësime se po përjetojnë probleme me llogaritë e tyre. Sipas raportimeve, faqet e mediave sociale, lajmet e Facebook dhe bisedat në Messenger nuk po ngarkohen.
Mediat e huaja raportojnë se, Instagram gjithashtu po përjeton probleme të ngjashme dhe duket se rrëzimi global prek të gjitha platformat Meta.
Problemet në këto aplikacione kapen edhe nga faqja DownDetector, e cila identifikon faqet e internetit dhe platformat që janë “joaktive”, probleme këto që filluan sot, afërsisht në orën 15:30.





