Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të mbledhë kabinetin e sigurisë të dielën në mbrëmje, pas zhvillimeve të fundit në negociatat mes SHBA dhe Iran, raportojnë mediat izraelite.
Takimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Uashingtoni dhe Teherani do të vijojnë procesin drejt nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi, duke sinjalizuar përparim në bisedimet mes dy vendeve.
Sipas raportimit të Channel 12, zyrtarë të lartë izraelitë kanë shprehur shqetësime serioze për përmbajtjen e marrëveshjes së mundshme, duke argumentuar se disa nga kushtet e saj mund të cenojnë interesat strategjike dhe të sigurisë së Izraelit.
Burimet e cituara nga media izraelite pretendojnë se SHBA-ja ka pranuar disa kërkesa kyçe të paraqitura nga Teherani gjatë negociatave.
Kjo ka ngritur pikëpyetje në Izrael lidhur me drejtimin e procesit diplomatik dhe ndikimin që marrëveshja mund të ketë në balancat e sigurisë në rajon.
Deri më tani, as administrata amerikane dhe as autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike detaje mbi përmbajtjen e memorandumit të propozuar.





