Këngëtari Ed Sheeran ka njoftuar se do të bëjë një pauzë nga muzika, duke deklaruar se dëshiron “të jetë baba” për pak kohë.

35-vjeçari, gjatë koncertit të parë të turneut të tij në Amerikën e Veriut, në Arizona, i tha publikut se mund të mos shihet për një periudhë pas përfundimit të turneut, duke zbuluar se planifikon të tërhiqet përkohësisht nga muzika për t’iu kushtuar familjes së tij.

“Kjo do të jetë hera e fundit që jam këtu për pak kohë. Mund të bëj një pushim kur të përfundojë turneu dhe të jem baba për një farë kohe. Nëse nuk më shihni për pak, ju dua dhe ju falënderoj që erdhët”, u shpreh Sheeran.

Këngëtari është baba i dy fëmijëve, të cilët i ka me bashkëshorten e tij Cherry Seaborn, me të cilën është i martuar që nga viti 2019.

Nuk është hera e parë që Ed Sheeran bën një pauzë nga muzika, pasi edhe më parë është tërhequr përkohësisht për të njëjtat arsye.