Surpriza e parë e madhe në Botëror ka ardhur në Grupin H, aty ku Spanja pretendente ka barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër. Spanja është tronditur në ndeshjen e parë të Botërorit. 

Për Kepin e Gjelbër është një moment historik. Pavarësisht se ishte debutimi i tyre në Botëror, reaguan mjaft mirë përballë pretendentëve. “Sofascore” në statistika tregon dominimin, por pa arritur te konkretizimi.

Spanja nuk meritoi më tepër se 1 pikë. Vetëm një traversë e Ferran Torres në pjesën e parë është shumë pak për t’u përmendur.

De La Fuente provoi të ndryshonte rezultatin. Në pjesën e dytë aktivizoi sulmues si Jamal dhe Niko Uilliams, por pa ndryshuar fatin e takimit.