Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë qenë në Derven të Fushë- Krujës aty ku ka filluar puna për ngritjen e shkollës së re “Kastrioti” në Derven të Fushë-Krujës.
Rama shkruan në Facebook se me këtë shkollë hapet seria e ndërtimit nga themelet të këtyre shkollave teksa për atë të Dervenit ka thënë se nga stallë do të jetë një godinë me kushte europiane.
POSTIMI I PLOTË
RINDËRTOJMË BASHKË
Derven, Fushë-Krujë: Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Kastrioti” dhe kopshtit të integruar si objekt më vete në hapësirën e saj, pas shkatërrimit të 26 nëntorit
Hapet me këtë objekt, seria e kantiereve të Rindërtimit nga themelet të 129 shkollave, të cilat do të rilindin me standarde arkitektonike e arsimore shembullore, në përputhje me standartet europiane, mbi rrënojat e ngrehinave të shëmtuara e të degraduara që shkatërroi tërmeti





