Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar raportin e “Forbes” për menaxhimin e pandemisë ku Shqipëria rënditet e 88-ta.
Vasili shkruan në Facebook se “suksesi madhështor” i Ramës pas izolimit 2 e gjysëm është rritja me 62% e rasteve.
“Studimi i Forbes tregon qartë se çfarë gënjeshtari pa shërim është Edi Rama.”, thot ish-deputeti.
POSTIMI I PLOTË
Rama çfare genjeshtari dhe studimi i Forbes per Pandemine !?
Sot 44 raste te reja me COVID-19.
Ne pikun e pandemise numri me i larte ishte ne 3 prill 27 raste.
“Suksesi madheshtor” i Edi Rames pas izolimit idiot 2 muaj e gjysem eshte rritja me 62%.
Ja ne cfare duar eshte shendeti i shqiptareve.
Edi Rama genjente pak jave me pare pa ju dridhur syri se kishte bete mrekulli boterore ne menaxhimin e pandemise. Ja cfare thoshte:
“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.
Studimi i Forbes tregon qarte se çfare genjeshtari pa sherim eshte Edi Rama.





