Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit janë rritur dukshëm të premten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan një marrëveshje armëpushimi. Ndërkohë, prodhuesit e Gjirit po përgatiten t’i rrisin eksportet pavarësisht shqetësimeve mbi kushtet e vendosura nga Teherani për përdorimin e kësaj rruge jetike detare.

Uashingtoni dhe Teherani publikuan tekstin e një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar të mërkurën për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se sulmet mund të rifillojë nëse Irani nuk i përmbahet marrëveshjes.

Të paktën katër anije cisternë që transportonin naftë të papërpunuar, produkte nafte dhe gaz të lëngshëm hynë në ngushticë të premten, duke u drejtuar drejt porteve të Gjirit në Irak, sipas të dhënave të MarineTraffic.

Një cisternë nafte në pronësi japoneze doli nga ngushtica pasi ishte vonuar nga lufta dhe po drejtohej për në Japoni.