Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore, duke përdorur pajisje inteligjente, dronë dhe pika kontrolli me synim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë javës së fundit, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor janë arrestuar 14 shtetas dhe janë vendosur 1649 masa administrative.
Sipas policisë, fokusi kryesor i monitorimit ka qenë drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit dhe shkeljet që lidhen me sigurinë rrugore. Për drejtim mjeti në gjendje të dehur janë arrestuar 8 persona.
Ndërkohë, janë vendosur 1084 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 503 për parkim të gabuar, 27 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 5 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 19 për drejtim nën efektin e alkoolit dhe 11 për parakalime të gabuara.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës/Monitorim intensiv, me pajisje inteligjente, me dron, janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore dhe në pikat hyrëse dhe dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë javës që shkoj, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 14 shtetas, janë vendosur 1649 masa administrati Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet.
Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 8 shtetas.
Më tej, janë vendosur këto masa:
-503 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar;
-27 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-5 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-19 për përdorim të pijeve alkoolike;
-11 paraklime të gabuara;
-1084 për shkelje të normave të shpejtësisë.
Policia Rrugore Durrës apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut publik për përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore, për mbrojtjen e jetës/shëndetit të përdoruesve të rrugës dhe për qarkullimin e lirë dhe pa pengesa në rrugë.





