Studentët e UAMD-së, pjesë e Klubit të Artit dhe Dramës dhe Klubit të Filmit e Multimedias kanë ngjitur në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” komedinë “Të gjithë me huqe”, të autorit Laurent Baffie.
6 personazhe me huqe të ndryshme, bëhen bashkë teksa presin të takohen me doktorin që do t’i japë një zgjidhje problemit të tyre.
Ndonëse ata, huqet që kanë nuk i shohin aspak si problem pasi kanë vite që bashkëjetojnë me ta, njësoj si një pjesë e madhe e njerëzve në jetën e përditshme.
“Ka një mesazh shumë të qendërzuar në fund të shfaqjes, altruizmi. Të gjithë mund të zgjidhim problemet duke u treguar altruistë”, shprehet gazetari Aldo Mustafa, i cili në këtë shfaqje vjen në rolin e regjisorit.
Starti i parë, komedia “Të gjithë me huqe” ishte e pëlqyeshme dhe u prit mjaft mirë thotë Mustafa ndaj dhe të rinjtë e talentuar të Universitetit të Durrësit mendojnë t’i rikthehen sërish skenës së teatrit, duke krijuar kështu një traditë.
Duke qenë se kjo shfaqje nuk ishte e panjohur për publikun pasi është ngjitur në skenë 10 vite më parë, Mustafa thotë se ata janë përpjekur të bëjnë më të mirën e tyre.
Por si lindi idea e krijimit të një grupi aktrimi nga studentët e qytetit bregdetar?
“Idea nisi duke qenë se emri i universiteti të Durrësit mban emrin “Aleksandër Moisiu”, që ka qenë aktor”, thotë Mustafa ndërsa tregon më tej se, që në fillim të vitit të kaluar akademik, ata janë angazhuar në përzgjedhjen e aktorëve përmes audicioneve.
Regjia; Aldo Mustafa, Dajana Gerdani, Erinda Shehu.
Aktorët pjesëmarrës:
- Glenis Përfundi – Fred
- Albert Çela – Vëson
- Olda Halili- Marie
- Kloida Gjuzi – Blonshë
- Klea Cërri- Lili
- Aleksia Pavliqoti- Bodi
- Gëzime Moshallari – sekretarja
Montazhi shfaqjes: Uendi Çerma
*Për të parë shfaqjen e plotë kliko linkun: https://www.youtube.com/watch?v=aOMafC_eGsw&feature=youtu.be
G.D.