Një ngjarje tragjike është regjistruar pak më parë në plazhin e Durrësit, ku një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi është mbytur në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është nxjerrë nga uji, ndërsa rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë mbeten ende të paqarta.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e shkaqeve të mbytjes.