Ndërsa ish e dashura e tij, Katy Perry ka zgjedhur ta jetojë romancën e saj të re me Justin Trudeau publikisht, Orlando Bloom duket se ka zgjedhur qasjen e kundërt me lidhjen e tij me modelen zvicerane Luisa Laemmel.

Megjithatë, së fundmi aktori nuk ka mundur t’i shpëtojë interesit të paparacëve. Ai është fotografuar në një dalje të rrallë publike me partneren 21 vite më të re në Milano ku ndodhej për Javën e Modës.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën të qarkullonin në shkurt pasi çifti u pa për herë të parë duke u larguar nga stadiumi Levi’s në Santa Clara, menjëherë pas përfundimit të Super Bowl.