Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në Durrës, në zonën e Arapajt, ku një automjet ka hyrë në kundërvajtje në aksin rrugor dhe është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, i cili sipas informacioneve paraprake për “Durrëslajm” ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Hetimet do të përcaktojnë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit apo nëse faktorë të tjerë kanë ndikuar që ai të hynte në kundërvajtje në një aks rrugor me qarkullim të dendur automjetesh.