Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të dy ngjarjeve të rënda të ndodhura mbrëmjen e djeshme në Sukth dhe Kavajë.

Në fshatin Sukth, në pranga është vënë 32-vjeçari D. L., i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë tre persona, shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç dhe F. T., 28 vjeç. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë, në fshatin Agonas të Kavajës, është arrestuar 76-vjeçari M. Rr., i dyshuar për vrasjen me thikë të vëllait të tij, 74-vjeçarit E. Rr., pas një konflikti për motive të dobëta.

NJoftimi i plotw:

DVP Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

-D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital;

-M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.

2 mjetet prerëse (thika) që dyshohet se janë përdorur nga autorët e dyshuar për këto krime, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për të dyja rastet, grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve dhe sigurimin e provave ligjore për dokumentimin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.