Janë shpallur rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2026.

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan këtij provimi, më 16 qershor, i treti në renditje, pas atij të gjuhës së huaj dhe Gjuhës Shqipe.

Nga rezultatet e publikuara, shihet se 241 maturantë kanë dalë ekselentë me 10.00, ndërsa 645 prej tyre kanë ngelur. Ndërsa, nota mesatare është 6.74.

Për të parë rezultatet e plota klikoni KËTU