Një incident i tensionuar ka ndodhur jashtë Parlamentit të Shqipërisë ku deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi, është përballur me reagime të ashpra nga qytetarët.

Pas daljes së tij nga seanca plenare, një grup protestuesish e kanë ndjekur deputetin socialist në këmbë, duke i drejtuar akuza të drejtpërdrejta si ‘hajdut’ dhe ‘analfabet’.

Ata kanë vazhduar ndjekjen për një distancë nga dalja e godinës së Parlamentit e deri në stacionin e Unazës, në afërsi të selisë së Partisë Demokratike. Pavarësisht akuzave, deputeti Peçi ka zgjedhur të mos reagojë, duke vazhduar rrugën i qetë deri në destinacionin e tij.