Situata para Parlamentit është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Parlamentit.

Gjatë tensioneve, policia ka shoqëruar Dritan Goxhajn, si edhe një person tjetër.

Protestuesit kanë  hedhur vezë ndaj makinës së deputetit socialist Erion Braçe dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke bërë që situata të tensionohet.

Ndërkohë protestuesit të revoltuar kanë kërkuar që të lirohen personat e shoqëruar. Pas kësaj situate të gjithë protestuesit kanë nisur një marshim drejt policisë së Tiranës.