Ditën e sotme është firmosur në Vlorë “Memorandumi i Bashkëpunimit” mes gjigandit italian të industrisë detare Fincantieri, kompanisë shtetërore KAYO dhe Shkollës Industriale “Pavarësia”, me synim prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman. Gjatë fjalës së tij në këtë event, Rama u shpreh se 2.6% e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtjen.
Kryeminstri tha se vendi është në një fazë të re, ku industria ushtarake po rilind hap pas hapi. Kjo duke pasur një sistem industrial ushtarak, që funksionon nga uniformat te mjetet më të sofistikuara të forcave të armatosura.
“Jemi këtu me një kolos të industrisë të mjeteve, për të nënshkruaj një marrëveshje mes FINCANTIERI, KAYO dhe shkollës. Një kantieri detare, dallon aty ku ngrihet kapitali njerëzor. Ne jemi sot në një ditë, pas këtij takimi qeveria shqiptare do të miratojë një kat normativ, ku Shqipëria do të angazhojë të gjithë financimin e nevojshëm, 2.6% nga buxheti jonë i shtetit për mbrojtjen.
Një rritje e jashtëzakonshme të kapaciteteve tona të mbrojtjes dhe të sigurisë. Historia jonë ushtarake dihet, është një histori dramatike, një vend që humbi gjithçka pas ndryshimit të regjimit. Jemi në një fazë krejtësisht të re, ku industria ushtarake po rilind hap pas hapi. Për të pasur një sistem industrial ushtarak, që funksionon nga uniformat te mjetet më të sofistikuara të forcave të armatosura. Në qendër të këtij procesi është një kompani e re, KAYO, e cila është aty për të ndërtuar këto partnere, për ta bërë shtetin shqiptar partner jo vetëm ligjërisht, por edhe financiarisht. Është një kapërcim i jashtëzakonshëm”, tha kryeministri Rama.





