Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që po zhvillohet këtë të mërkurë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka propozuar dy emra të rinj për t’iu bashkuar këtij forumi drejtues.
Berisha propozoi Julia Emilin dhe Silva Hasën si kandidate për anëtare të Këshillit Kombëtar, duke i paraqitur emrat për miratim para anëtarëve të forumit.
Propozimi u bë në kuadër të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku po diskutohen dhe miratohen vendime që lidhen me organizimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.





