Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shkolla Kombëtare e Fluturimit është hapur për të stërvitur vendet e rajonit, nga Kosova, të njëjtën gjë edhe për dy anëtare të NATO-s. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se falë përkushtimit të qeverisë, po përjetohet një kapitull i ri në raport me rininë në forcat e armatosura.
Sipas tij, sot është bërë shumë e vështirë të zgjedhësh mes kandidaturave që vijnë, duke shtuar se ato janë në numër të konsiderueshëm.
“Falë përkushtimit, jemi duke përjetuar një kapitull të ri në raport me rininë në forcat e armatosura. Sot është gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh mes kandidaturave që vijnë. Kemi një numër të konsiderueshëm. Shkolla jonë është e hapur për të stërvitur dhe për të certifikuar të rinj edhe nga vendet e rajonit, duke filluar edhe nga Kosova, të njëjtën gjë edhe për dy vendet e tjera fqinje që janë anëtare të NATO-s”, tha Rama.





