Gjatë konferencës për shtyp mesditën e sotme, kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj tha se Partia Demokratike është duke përgatitur një program.
Sipas tij, me dorëheqjen që ka dhënë kryetari i bashkisë, në mënyrë të padiskutueshme do të shkohet në zgjedhje.
“Si për problemin e mbetjeve, edhe për shumë probleme që ka qyteti, Partia Demokratike ka ngritur një grup punë. Kemi probleme të masakrës urbane, masakrës mjedisore. Këtë javë është dosja e tretë që do të çojmë në SPAK”, bën me dije Xhaferaj.





