Kryeministri Edi Rama në Prezantimin e Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, së bashku me komunitetin e biznesit, për të prezantuar mbështetjen dhe mundësitë që programi sjell për përgatitjen e sipërmarrjeve shqiptare drejt Tregut Unik Europian.

“Është detyra jonë kryesore dhe më e rëndësishme që ne të maksimizojmë sa më shumë fitimet dhe të minimizojmë kostot. Ky program e vendos biznesin në qendër të procesit të integrimit. Investimet e huaja po rriten dhe po drejtohen drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë. Paralelisht ne jemi duke marrë një sërë reformash për mbështetjen e biznesit. Kemi zgjeruar aksesin në financa. 250 milionë eurosh për bizneset, që do i lejojë çdo biznesi që të marrë kredi”, tha Ibrahimaj.