Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot në një konferencë për shtyp me gazetarët nga selia blu ku denoncoi librin “The Albanian Files”.
Berisha u shpreh se ky libër përbën dosjen më kriminale në Shqipëri 35 vitet e fundit. Sipas tij, Rama ka vërsulur trafikantët dhe krimin ndaj bregdetit shqiptar dhe zonave panoramike, gjë të cilën e dëshmon dosja.
Berisha përshëndet gjithashtu dhe protestuesit që e çuan këtë libër në SPAK si kallëzim penal ndaj Ramës.
Berisha: Libri që Ram fakton shqiptarëve dhe botës se konsideron Shqipërinë çiflig të tij. Dhe se këtë ia ka dhënë për zhvillim karteleve të drogës, baronëve të drogës, organizatave kriminale. Libri, dosja shqiptare, është akt akuza më e rëndë ndaj një kryeministri apo presidenti republike ndaj një diktatori të çdo lloj diktature qoftë ai që dëshmon se ky njeri nuk njeh kushtetutë, nuk njeh ligje kombëtare as ndërkombëtare, se për këtë njeri njëlloj si për sulltanët e shekujve më parë që kishin ligj themelor të perandorisë së tyre toka ajri dhe uji janë pronë e perandorit. Edhe për Edi Ramën zonat më panoramike të brigjeve të detrave dhe liqeneve të Shqipërisë, kodrave dhe maleve të vendit janë pronë e tij që u jepen për zhvillim trafikantëve kriminelë të urryer. Dëshmitë janë flagrante.
Në jug banorët po shpërngulen nga kriminelë të egër që u shkojnë me thasë me para, jau blejnë tokat dhe i nisin nga tokat e tyre. Një qëndrim të tillë ndaj shqiptarëve nuk ka mbajtur asnjë pushtues në histori. Tentakulat e mafies që po rrafshon kodra dhe po zhbin çdo gjë në jug po shpopullojnë me forcën e narko eurove brigjet e Shqipërisë.
Ju rikujtoj, cili ka qenë projekti i qeverisë së mëparshme për bregun? Tregoi një kujdes shumë të veçantë për bregun dhe zhvillimin e turizmit. Për këtë qëllim përveç ndërtimit të infrastrukturës në të gjithë bregun ajo mori një kompani britanike të famshme të shquar, e cila studio bregun në të gjithë gjatësinë e tij. Kjo kompani, përcaktoi me studimin e saj zonat ku nuk mund të ndërtohej. Për një 1-2-3 arsye nuk mund të ndërtohej. Nuk përcaktoi zona ku duhet të ndërtohej. Kjo kompani pasi përcaktoi zonat ku nuk duhet të ndërtohej, zhvillimin e bregut ia besoi autoriteteve lokale të bregut. Mbi këtë bazë kreu i bashkisë Himarë Vasil Bollano, që ishte një gardian i pakorruptuar i interesave të banorëve të bregut mori një kompani greke për të bërë tashmë planet e zhvillimit të komuniteteve. Unë ju them se ajo kompani bëri një punë të shkëlqyer. Dhe nëse ajo kompani do zbatohej projekti i saj shqiptarët do kishin një breg tjetër. Nuk do ishte asnjë nga batërditë dhe krimet e kryera.
Edi Rama me të ardhur në pushtet e përmbysi si studimin britanik. Dhe kaloi në planin e integruar të zhvillimit të bregut, në planin e masakrimit të bregut. Njeriu që kur erdhi në pushtet tha se na ka dalë një Gjon Gjoni dhe na është bërë me 60 mijë ha, duke dëshmuar injorancën e tij totale, se njeriu Gjon është sa i përdorur në Mirditë dhe në Labëri. Ishin prona të njeriu legjendar të revolucionit grek pasardhësve të Marko Boçarit. Tani vërsuli drejt bregut çdo trafikant shqiptar. kjo ndodhi. Libri i kuq është dëshmi më autentike e dorëzimit të themi të Shqipërisë panoramike në duart e trafikantëve dhe mafies shqiptare. Kjo është e vërteta. Ky libër shton probleme madhore. Kush është personi që ka porositur dhe paguar projektin? Cilat janë dokumentet e pronësisë në atë zonë, sa janë paguar studiot dhe si janë paguar? I bëj thirrje europolit Interpol të hetojë këto pagesa për të kuptuar shtrirjen e tmerrshme të tentakulave të narko shtetit. 523 projekte janë paguar minimumi nga 1.5 -2 mld euro. Përveç këtyre libri i kuq i Edi Ramës ka dhe pronat e grabitura nga Edi Rama, vëllai apo nëna e tij e ndjerë. Kanioni i Gjipesë me mbrojtje të shkallës më të lartë, 1 nga 20 kanionet më të çmuara në planet i kanë venë samarin sipër. Hotelin e Edi Ramës që kalon nga njëri breg në bregun tjetër. Dhe që ka patur paturpësinë të më padisë kur e paraqita këtu 1 vit e gjysëm më parë.
Ky libër përbën dosjen më kriminale në historinë e Shqipërisë. Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës PD po e studion dhe do paraqesë padinë tjetër në SPAK.
Qindra mijëra euro po shpenzohen në korridoret e kryeministrisë. Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në kryeministri. Këto janë tipike ngjyrat e haremeve. Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollët e kryeministrisë. Ngjyra të haremeve ose të kinemave të seksit.





