Një zjarr shpërtheu sot në një fabrikë të prodhimit të këpucëve në qytetin Jinjiang në provincën Fujian në Kinë, duke shkaktuar disa viktima dhe bllokime. Ekipet e zjarrfikësve vepruan me 183 zjarrfikës dhe 35 automjete për të shuar zjarrin dhe për të liruar personat që ndodheshin në ndërtesë.
BREAKING: Casualties reported after a massive fire at a shoe factory in Jinjiang, Fujian province, China pic.twitter.com/BRtKSzAZpm
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) July 9, 2026
Mediat shkruajnë se gjetjet paraprake tregojnë se zjarri ka nisur nga kati përdhes dhe është përhapur shpejt për shkak të materialeve të ndezshme të ruajtura në fabrikë. Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit dhe shuarjes kanë vazhduar prej disa orësh, ndërkohë që hetimi për shkaqet e sakta të ngjarjes është në vazhdim.





