Të paktën 28 persona humbën jetën në një zjarr në fabrikën e këpucëve “Fujian Huiteng Shoes” në qytetin kinez Jinjiang në provincën Fujian, raporton Xinhua.
Sipas një njoftimi të mëparshëm nga autoritetet kineze, zjarri shpërtheu në orën 12:04 të mëngjesit sipas kohës lokale në një fabrikë shumëkatëshe.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se zjarri shpërtheu në katin e parë (kati përdhes) të ndërtesës.
Flakët u përhapën me shpejtësi të lartë sepse ndërtesa përmbante sasi të mëdha materialesh, pëlhurash dhe ngjitësish lehtësisht të ndezshëm që përdoren në prodhimin e këpucëve, dhe një numër i madh punëtorësh mbetën të bllokuar në çatinë e ndërtesës.
Më herët, u njoftua se zjarri ishte shuar dhe se Presidenti kinez Xi Jinping lëshoi menjëherë “udhëzime të rëndësishme” dhe njoftoi zyrtarisht se incidenti shkaktoi “një numër të madh viktimash njerëzore”.
Ministria e Emergjencave e Kinës tha më parë se kishte dërguar një ekip pune në qytetin Jinjiang në Provincën Fujian për të koordinuar shuarjen e një zjarri të madh dhe operacionet e shpëtimit në një fabrikë këpucësh, në të cilat pati vdekje dhe të plagosur.





