Teuta zhvilloi testin e dytë miqësor në Bansko të Bullgarisë. Përballë ishte Lokomotiva e Sofias, ndërsa sfida përfundoi me rrjeta të paprekura(0-0). Ekipi i Edlir Tetovës ndërkohë u mposht dy ditë më parë me rezultatin 1-0, ndërsa përballë ishte Ludogorets. Teuta në barazimin pa gola, luajti me një formacion titullar i cili ishte plotësisht me futbollistë shqiptarë.

Dhe pikërisht kjo duket të jetë baza e ekipit që po ndërton Tetova. Emra kualitativë si Esat Mala, Sherif Kallaku dhe Abdurraman Fangaj janë ndër përforcimet e verës. Kujtojmë se “Djemtë e Detit” do të luajnë dhe dy ndeshje të tjera miqësore, të planifikuara më 15 korrik ndaj Hapoel Haifas dhe një ditë më vonë, pra 16 korrik përballë CSM Slatinas.