Kinemaja botërore në zi. Aktori Sam Neil, i njohur për rolin e tij kryesor si paleontologu Alan Grant në “Jurassic Park”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare në Australi.
Vdekja e aktorit u njoftua një deklaratë të postuar në llogarinë e tij në Instagram. Nuk u dha asnjë shkak vdekjeje, por aktori kishte zbuluar së fundmi se e kishte mposhtur kancerin pasi u diagnostikua me limfomë angioimunoblastike të qelizave T në fazën e tretë, një lloj kanceri i gjakut, në vitin 2022.
“Me trishtim të thellë familja e Sam Neill njofton lajmin e vdekjes së tij të hënën, më 13 korrik, në Sydney, Australi. Sam ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ndërroi jetë me dinjitetin që e karakterizonte gjithë jetën e tij. Humbja ishte e papritur, por e bekuar nga fakti që Sam ka mbetur pa kancer.“, tha familja.
Neill ishte një aktor që luajti në dhjetëra filma të Hollivudit. Përveç rolit të tij si paleontologu Alan Grant në serialin “Jurassic Park”, Neill njihet gjithashtu edhe për filma të tjerë si “The Portable Door”, “The Piano”, “The Hunt for October Red’ dhe “Event Horizon”.
Aktori u bë i njohur për herë të parë me publikun ndërkombëtar në filmin e Armstrongut në vitin 1979, “My Brilliant Career”. Më vonë ai u shfaq në filmin “Dead Calm” të Phillip Noyce, një thriller elegant ku luante bashkë me Nicole Kidman, atëherë relativisht të panjohur.
Neill fitoi vlerësime për performancat e tij në filma, përfshirë “The Piano”, ‘The Hunt For Red October” dhe “Hunt for the Wilderpeople”.
Ai gjithashtu gjeti sukses në televizion, duke luajtur Major Chester Campbell në dy sezonet e para të “Peaky Blinders”, me paraqitje të mëtejshme në “The Tudors”, “The Simpsons”, “Merlin dhe Alcatraz”.





