Ushtria amerikane tha se forcat e saj goditën një nëndetëse dhe një strukturë mirëmbajtjeje anijesh gjatë sulmeve ndaj Iranit të dielën.

Në një deklaratë në mediat sociale X , CENTCOM tha se operacioni “i suksesshëm” u krye nga tre anije pa pilot, “duke shënuar herën e parë që forcat amerikane kanë përdorur dronë detarë në operacione luftarake”.

Zyrtarët ushtarakë pretendojnë gjithashtu se sulmet “degraduan aftësinë e Iranit për të vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare”.

“Dje, duke përdorur disa dronë sulmues të njëanshëm (kamikazë), forcat e CENTCOM-it goditën me sukses një nëndetëse dhe një strukturë për mirëmbajtjen e anijeve në Iran. Tre anije sipërfaqësore pa pilot të tipit ‘Corsair’ goditën portin në Bazën Detare të Bandar Abbasit, duke shënuar herën e parë që forcat amerikane përdorin dronë detarë në operacione luftarake. Sulmet e mbrëmjes së kaluar zbehnin aftësinë e Iranit për të vijuar sulmet ndaj anijeve tregtare”, thuhet në njoftimin në X.