Ka hyrë në ditën e 45-të revolta e qytetarëve shqiptarë, që për çdo ditë mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës.
Mijëra protestues shprehen të vendosur në kërkesën për largimin e qeverisë, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit turistik.
Edhe sot, ata do të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar drejt Kryeministrisë, ku mbajnë fjalimet, përmes të cilave artikulojnë korrupsionin, keqqeverisjen dhe problemet me të cilat përballen.
Edhe në tubimin e një dite më parë, protestuesit përsëritën se nuk do të tërhiqen. Nga podiumi u deklarua se rezistenca do të vazhdojë gjatë gjithë verës, duke ftuar qytetarët dhe diasporën të mos e braktisin sheshin.
Këtë revoltë e kanë karakterizuar thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” e “Shqipëri e re”.





