Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të enjteje pamje nga fushat me luledielli në Sinaballaj të Rrogozhinës, duke vënë në pah potencialin bujqësor dhe bukurinë natyrore të zonës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se fushat me luledielli jo vetëm pasqyrojnë zhvillimin e bujqësisë, por krijojnë edhe një peizazh të veçantë, i cili i shton vlerë turizmit lokal të atyre zonave.

MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë pamje nga Sinaballaj, Rrogozhinë, ku fushat me luledielli pasqyrojnë potencialin bujqësor të zonës dhe krijojnë një peizazh të veçantë që i shton vlerë edhe turizmit lokal, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Postimi i kreut të qeverisë shoqërohet me pamje të fushave të mbuluara me luledielli, një nga kulturat bujqësore karakteristike të kësaj zone, duke promovuar njëkohësisht bukuritë natyrore dhe potencialin për zhvillimin e agroturizmit.