Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot një prej familjeve më të vjetra në Tiranë, Petrela.
Në një postim në Facebook, Basha preku edhe një herë problemet për krizën ekonomike në vend, por edhe atë të pronave.
“Sot, në oborrin e familjes Petrela, një nga më të vjetrat në Tiranë, duke biseduar jo vetëm për hallet e tyre sot nga ekonomia në krizë tek problemi i pronave, por edhe për planin tonë për ringritjen e ekonomisë dhe mirëqenien e gjithë shqiptarëve nesër. #ditemetemira”, shkruan kryedemokrati.





