Jennifer Lopez ka nisur festimet për ditëlindjen e saj më herët këtë vit me organizimin e një mbrëmjeje luksoze gjatë javës së modës në Paris.

Për ditëlindjen e saj me datë 24 Korrik ajo zgjodhi tre veshje brenda një nate të cilat dallonin nga njëra-tjetra duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve por nga ana tjetër edhe të ndjekësve në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e hapi me një fustan transparent me kristale nga Zuhair Murad, me aksesorë luksozë nga Chopard, ku këngëtarja Lopez ndau disa momente nga festa me mbishkrimin: “Kjo ndjesi… Festimet e ditëlindjes në Paris!”

Më pas për dy veshjet e tjera për mbrëmjen me miqtë ajo zgjodhi një fustan të zi nga Tamara Ralph, të kombinuar me aksesorë dhe një krijim voluminoz të bardhë Stéphane Rolland Haute Couture.

Këngëtarja mori njëkohësisht pjesë në shfaqje dhe zgjodhi që mes shoqërisë dhe njerëzve të saj të afërm të nisë festimet e ditëlindjes me veshje mbresëlënëse.