Mbrojtësi i Argjentinës, Valentin Barko nuk mori asnjë minutë kundër Anglisë, por padyshim u bë protagonist në fushë. Ai u godit nga Xhud Bellingam në pjesën e pasme të kokës, teksa po festonte me shokët e skuadrës kalimin në finale.
Menjëherë nisën polemikat se cilat ishin arsyet që e dërguan yllin e Anglisë të vepronte kështu. Por ditën e sotme pamje të reja kanë dalë në rrjetet sociale, ku shihet Barko që provokon futbollistët anglezë.
Pasi Enco Fernandez shënoi golin e barazimit, mbrojtësi argjentinas është futur në fushë duke u tallur me lojtarët dhe Bellingam nuk e ka harruar këtë episod duke u “hakmarrë” në fundin e sfidës.





