E zgjedhur së fundmi Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Viola Kapidani Kullolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon drejtuesit e partisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar për besimin e dhënë.

Kapidani Kullolli bën me dije se kandidoi për këtë detyrë me propozim të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ndërsa shpreh mirënjohje për çdo anëtar të Këshillit Kombëtar që e mbështeti me votë.

Në reagimin e saj, Kapidani Kullolli thekson se detyra e re përbën një përgjegjësi të madhe dhe premton se do të punojë me përkushtim për të forcuar komunikimin e Partisë Demokratike me qytetarët.

“Në këtë proces pata nderin të kandidoj, me propozim të Kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha, për detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, përballë Znj. Denisa Kele. Mirënjohja ime shkon për çdo anëtar të Këshillit Kombëtar që më besoi me votën e tij. Ky besim është një përgjegjësi që e vlerësoj shumë dhe që do të përpiqem ta shpërblej me seriozitet dhe përkushtim.Falenderoj Kryetarin Dr.Sali Berisha për besimin e dhënë, si edhe Znj.Denisa Kele për garën korrekte dhe dinjitoze. Besoj se çdo garë e zhvilluar me respekt i shërben forcimit të Partisë Demokratike.”, shkuran ajo.

Kujtojmë se Viola Kapidani Kullolli më herët ka mbajtur të njëjtin post në degën e Partisë Demokratike në Durrës, ndërsa ishte edhe kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Postimi i plotë:

Dje, Partia Demokratike zhvilloi procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese, një hap i rëndësishëm në riorganizimin e partisë dhe në ndërtimin e ekipit që do të mbajë përgjegjësitë organizative në vijim.

Në këtë proces pata nderin të kandidoj, me propozim të Kryetarit Prof. Dr. Sali Berisha, për detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, përballë Znj. Denisa Kele.

Mirënjohja ime shkon për çdo anëtar të Këshillit Kombëtar që më besoi me votën e tij. Ky besim është një përgjegjësi që e vlerësoj shumë dhe që do të përpiqem ta shpërblej me seriozitet dhe përkushtim.

Falenderoj Kryetarin Dr.Sali Berisha për besimin e dhënë, si edhe Znj.Denisa Kele për garën korrekte dhe dinjitoze. Besoj se çdo garë e zhvilluar me respekt i shërben forcimit të Partisë Demokratike.

Nga sot nis një përgjegjësi e re për mua. Do të punoj me përkushtim për të qenë në lartësinë e besimit që më është dhënë dhe për të kontribuar, së bashku me kolegët, në forcimin e komunikimit të Partisë Demokratike me qytetarët.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, urimet dhe besimin!