Françeska Murati ka ndezur një diskutim në rrjetet sociale pasi ngriti një pyetje që lidhet me një fenomen gjithnjë e më të dukshëm mes të rinjve: rënien e martesave dhe krijimin e familjeve.

Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja e “BBV” u shpreh me humor se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa e lidhi këtë situatë me raportimet për uljen e numrit të lindjeve.

“O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%”, shkroi Murati.

Më tej, ajo kërkoi mendimin e ndjekësve të saj për arsyet që po ndikojnë te të rinjtë, duke ngritur dy mundësi: nëse ata po presin të ndihen plotësisht gati për të krijuar familje, apo nëse është bërë më e vështirë gjetja e partnerit të duhur.

“Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person? Jam kurioze ta di: çfarë mendoni se është arsyeja kryesore?”, pyeti ajo ndjekësit.

FOTO/“Pse nuk po martoheni më?”/ Françeska Murati hap