Paris Jackson dhe administratori i pasurisë së Michael Jackson, John Branca rikthehen sërish në gjykatë së fundmi, këtë hërë për një mosmarrëveshje dokumentash.
Vajza e legjendës së muzikës ka kundërshtuar kërkesën e John Branca-s, pasi sipas saj administratorët e të atit kanë marrë mbi 120 milionë dollarë për punën e tyre lidhur me pasurinë e trashëguar, dhe për këtë arsye ajo i ka kërkuar gjykatës të rrëzojë kërkesat për të mbajtur të fshehta dokumentet ligjore.
Branca argumenton se publikimi i këtyre dokumenteve mund të dëmtojë plane për biznese të ardhshme ose t’u japë avantazh palëve kundërshtare dhe se ajo bashkë me dy vëllezërit e saj kanë përfituar miliona dollarë që prej vdekjes së babait të tyre.
Nga ana tjetër Paris theksoi se pasuria e Jackson pas kaq vitesh mbetet sekrete dhe ende nuk ka një imazh të qartë mbi financat që ka trashëguar.





