Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në përfundim të mbledhjes së këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, për të cilën palët vendosën të dakordësohen për administratën zgjedhore tha se të gjitha palët lëshuan diçka nga vetja për të mirën e Shqipërisë.

Ajo tha se ishte krenare për këtë marrëveshje.

“Jemi të kënaqur që Këshilli Politik arriti marrëveshje. Ky është përfundimi i shumë orëve pune. Çdo parti dhe person kontribuoi dhe në fund dhanë shumë për këtë marrëveshje. E bënë që vendi të fitonte. Disa do ta kritikojnë këtë marrëveshje si jo të mjaftueshme. Por po ta shohim në një kuadër të gjerë, shpresoj që të gjithë ta mbështesim. Ne jemi krenarë për marrvëeshjen dhe do t’ju mbështesim më rrugëtimin në BE.” – tha ambasadorja Yuri Kim.