Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ndaj maxhorancës se po mban prej javësh të bllokuara disa propozime të opozitës. Ai deklaroi se Kuvendi ka marrë në shqyrtim propozime të deputetëve socialistë, që janë dorëzuar pas atyre të opozitës.

Ai theksoi se në këtë mënyrë maxhoranca po cenon jetën parlamentare, ndërsa shtoi se kuvendi duhet të marrë menjëherë në shqyrtim propozimet e tyre që kanë të bëjnë me shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, për zonat e mbrojtura, për trashëgiminë kulturore dhe Paketën e Maleve.

“Dua të ngre një shqetësim që tregon se rendin e ditës e bëni sipas qejfit tuaj. Keni 7 javë që mbani të bllokuara 4 iniciativa të deputetëve të opozitës, i keni futur në kalendar si ligje pa datë për seancë plenare dhe nuk pranoni t’i shqyrtoni në komisionet parlamentare. Ka nisur puna për çdo projektligj të depozituar nga kolegë të maxhorancës javë më vonë inicitative të propozuara nga opozita, pranoni të shqyrtoni këto iniciativa, dhe ju ato i merrni në shqyrtim ndërkohë 4 tonat, që kërkojnë me detyrime për integrimin, nuk pranoni t’i shqyrtoni. Cenim i rëndë i parlamentarizmi. Nuk und ti trajtoni deputetët si ca të nënës dhe të njerkës. Iniciativat tuaja i fusni sipas qejfit, ndërsa 4 ligje që presin prej javësh refuzoni t’i shqyrtoni. Meqenëse hoqëm për hatër të integrimit një projektligj, të fusim për hatër të integrimit 4 iniciativat tona, ligjin për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore.”, tha Bardhi.